Tentuan të trafikonin 1 ton drogë në mes të detit, gjykata jep vendimin për 3 skafistët

0

Dalin sot para gjykatës në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë skafistët e përfshirë në trafikun e rreth 1 ton kanabis. Gjykata e Vlorës  ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe ka vendosur masën arrest me burg.

Mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe trafikimit  të lëndëve narkotike dhe mjeteve lundruese.

Në burg mbeten Arber Saraseli 31 vjec, Saverjo Imeraj 21 vjec dhe Qemal Pekmezi 19 vjec të cilët u kapën me 991 kg lëndë narkotike marjuanë 13 milje larg Vlorës

Si rrjedhojë e operacionit janë arrestuar nga Guardia Di Finanza dhe dy shtetas ukrainas si dhe është shpallur në kërkim Gregor Likaj.

Për operacionin u angazhuan rreth 250 forca policie, duke u vënë në ndjekje të trafikantëve si nga ajri ashtu edhe nga deti dhe toka. Hetimet zbuluan se droga ishte ngarkuar në grykëderdhjen e Vjosës e ndarë në tre skafe, GPS e të cilëve u fikën për të mos u gjurmuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu