Tërbohen nga humbja, anglezët dhunojnë italianët sapo mbaron ndeshja

0

 

Pas 55 vitesh pritje, anglezët shpresonin që futbolli të rikthehej ‘në shtëpi’. Por, pavarësisht se luftuan deri në fund, italianët iu rrëmbyen kupën e Evropës pikërisht nga shtëpia, nga Wembley i Londrës.

Kjo ka bërë që tifozët anglezë të mos e kapërdijnë disfatën e rëndë, të cilët kanë dhunuar tifozët italianë teksa po dilnin nga Wembly.

Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit teksa shihet se si një grup tifozësh dhunojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë brutale dhe e gjitha kjo ndodh në prani të policisë e cila nuk ka çfarë të bëjë.

Pamje të turpshme për një skuadër që pretendonte të ishte kampione Europe. Me sa duket nuk ishin gati.