Rrethanat që çuan në vendimin e Joe Biden për t’u tërhequr nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit kanë qenë objekt spekulimesh prej disa javësh, kur linja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë që nga 21 korriku, ditën kur presidenti amerikan, njoftoi se nuk do të kandidonte më si president.
Ai tha se e mori i vetëm këtë vendim, pavarësisht raportimeve të medieve që në fakt ai u detyrua të tërhiqej për shkak të presionit të Demokratëve.
Sipas fotografisë së “pikturuar” nga aleatët e Biden në Shtëpinë e Bardhë, 81-vjeçari mori vendimin të tërhiqej pas një fundjave pushuese, duke u rikuperuar nga Covid, me gruan e tij Jill dhe bashkëpunëtorët e ngushtë në shtëpinë e familjes në Delaëare.
Atë natë të së shtunës, pas javësh këmbënguljeje se do të kandidonte sërish, diçka papritur “ndryshoi”. Presidenti amerikan u ka kërkuar këshilltarëve të tij më të besuar që të fillojnë të shkruajnë deklaratën që do të shpalli tërheqjen nga gara.
Sipas Daily Mail në artikullin e sotëm, disa gjëra janë të vërteta, vetëm se ka një pjesë të “puzzles” që mungon. Gjatë kohës që Biden po rikuperohej nga koronavirusi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i dërgoi atij një mesazh ku u shpreh se ishte gati të shprehte publikisht shqetësimin e saj, nëse 81-vjeçari mund ta mposhtte përfundimisht Trumpin në fletën e votimit në nëntor.
Sipas gazetës britanike, ky ishte një ultimatum i qartë nga Pelosi për aleatin e saj politik dhe mikun e saj për 50 vite të fundit: Tërhiqu ose do t’ju “poshtëroj” para gjithë botës.
Katër burime të mirëinformuara për këtë situatë i thanë gazetës se Biden e ka marrë këtë mesazh nga Pelosi, madje njëri prej tyre tha se ata të dy kanë folur në telefon dhe se ish-kryetarja e Dhomës e ka kërcënuar presidentin amerikan se edhe opinionin publik dhe sondazhet do ta mbështesin shqetësimin e saj. Ndërhyrja e Pelosit ishte “shtyrja” e nevojshme e Bidenit për të urdhëruar këshilltarët e tij të përgatisnin njoftimin e diskutueshëm, i cili do t’i hapte rrugën emërimit të Kamala Harris.
Zbulimet e mësipërme vijnë mes raportimeve se kriza po thellohet gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet mes Pelosit dhe Biden, të cilët nuk kanë folur që kur presidenti amerikan shpalli vendimin e tij.
Vlen të theksohet se si Pelosi ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë mohuar vazhdimisht se kanë komunikuar me presidentin amerikan përpara se ai të tërhiqej nga gara. Më 4 gusht, prezantuesja e CBS, Leslie Stahl, u përpoq ta fuste në “granckë” Pelosin nëse ajo përgatiti një fushate lobimi kundër presidentit amerikan.
“Unë nuk e kam bërë kurrë. Nuk mund të pranoj diçka që se kam bërë. Si kam telefonuar kurrë”, u përgjigj Pelosi.
Në një intervistë për revistën New Yorker javën e kaluar, 84-vjeçarja pranoi se shqetësohet për të ardhmen e marrëdhënies së saj me presidentin amerikan dhe se po “lutet” që miqësia e tyre të mbijetojë.
“Ai e di që unë e dua atë”, tha ajo për CNN të enjten e kaluar.
Nga ana e tij, megjithatë, Biden është i mërzitur me mënyrën se si shkuan gjërat. “Atij nuk i pëlqyen disa nga gjërat që ndodhën, pasi pati thirrje që ai të largohej, por ai nuk iu kushton shumë rëndësi gjërave negative”, tha një burim për Daily Mail.
Por sipas Daily Mail, Jill Biden dhe djali i tij Hunter Biden janë të zemëruar me ndërhyrjen e Pelosit, pasi e quajtën atë një sulm të ulët në momentin kur presidenti amerikan ishte i “pambrojtur”. Ata e quajnë këtë një tradhëti.