GREQI- Avokati i nënkryetarit të Bashkisë në Zica të Janinës pretendon se nuk ka qenë 63-vjeçari ai që e sulmoi gomarin e shkretë që një ditë më parë tërhiqej zvarrë prej tij. Në një prononcim për mediat greke, avokati thotë se klienti i tij pretendon se gomari është kafshuar nga një ujk.
“Versioni i klientit tim është krejtësisht i ndryshëm nga ai që doli në dritë. Po, është një pamje e shëmtuar. Me fjalë të tjera, ky nënkryetar 63-vjeçar, i cili ka qenë i përfshirë në punët publike prej disa vitesh, nuk zgjohet një mëngjes dhe thotë ‘po marr gomarin, ta tërheq zvarrë nëpër fshat, ta torturoj e të më shohin të gjithë’. Ka ndodhur një aksident, ai është aulmuar nga një ujk, e futi në karrocë për ta mbajtur e për t’i dhënë ndihmën e parë, por për ndonjë arsye rrëshqiti nga karroca pa e kuptuar dhe kur doli plotësisht nga karroca, ndaloi për pesë metra. Ky është versioni i tij,”- tha avokati.
Pamjet e gomarit fatkeq të shtrirë në rrugë në një pellg gjaku shkaktuan zemërim dhe neveri një ditë më parë. Banorët e zonës filmuar nënkryetarin e bashkisë, i cili u vu në pranga më vonë. Tashmë priten protesta, pasi banorët e zonës kërkojnë të shkarkohet.