Tërmet 3.5 ballë në Shqipëri. Ja ku ishte epiqendra

0

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Korçës, rreth orës 22:46. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në afërsi të qytetit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Pogradec dhe zonat përreth.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet kanë shkaktuar shqetësim tek banorët lokalë, të cilët i kanë ndjerë qartë dridhjet.

Autoritetet janë në ndjekje të situatës për çdo të papritur, ndërsa rikujtojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast paslëkundjesh.