Tërmet i fuqishëm trondit Turqinë

0

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka tronditur Turqinë mëngjesin e sotëm. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa thellësia ishte 2 kilometra dhe epiqendra në Elazig, ndërkohë që nuk raportohet për viktima.

Kujtojmë se në fillim të këtij viti, më konkretisht më 24 Janar, Elazig përjetoi ngjarje tragjike për shkak të tërmetit të fortë. Aso kohe, u shënuan 41 viktima dhe më shumë se 1000 të plagosur.

Sa i përket ndërtesave, 76 u shembën totalisht dhe 645 të tjera pësuan dëme të rënda, të moderuara dhe të lehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu