Tërmet me magnitudë 5.7 ballë në Filipine

0

FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë është ndjerë në orën 09:43 (ora lokale) jashtë kompleksit ishullor të Bataan, në pjesën veriore të Filipineve, siç njoftoi Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë në vend. Epiqendra ndodhet 38 kilometra në jugperëndim të qytetit të Sambtang, dhe thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, apo dëme të mëdha materiale. Filipinet janë të vendosura në të ashtëquajturën “Unaza e Zjarrit” e Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu