Tërmeti 7,3 rihter godet këtë shtet

0

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar, mëngjesin e së enjtes, në provincën Maluku në Indonezi.

Deri tani, ende nuk ka njoftim për persona të lënduar, ndërsa nuk ka as alarm për cunam.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det të hapur, në një thellësi prej 166 kilometrash, rreth 120 kilometra në verilindje të qytetit Lospalos.