E rëndë/ Kamioni merr përpara 17 makina (VIDEO)

0

Një kamion HGV është filmuar nga kamera e sigurisë pasi u përplas me 17 makina dhe shoferi u dërgua me urgjencë në spital.

Pamjet tronditëse të filmuara ditën e djeshme, 28 dhjetor në orën 07:00 të mëngjesit zbuluan shkallën e shkatërrimit pas përplasjes jashtë hotelit pranë qendrës tregtare Lakeside në Doncaster.

Besohet se shoferi humbi kontrollin e automjetit të tij në një rrethrrotullim përpara se të përplasej me një gardh dhe më pas me 17 makina të parkuara në parking.

Kalimtarët të cilët ishin dëshmitarë u tronditën nga ngjarja. Policia tha për Sun Online se asnjë person nuk u lëndua dhe as hoteli nuk pati dëmtime.

Shoferi u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu