Një tjetër tërmet i fuqishëm goditi ditën e djeshme Turqinë dhe Sirinë.
Nga tërmeti u raportuan se lëkundjet me magnitudë 6.4 u ndjenë në zonën më të goditur nga tërmetet e dy javëve më parë, në Hatay që ndodhet në kufi me Sirinë.
Dy javë nga tërmeti në Turqi e Siri, numri i viktimave kap shifrën e 47 mijë viktimave. Në pjesën më të madhe të zonave të goditura kërkimet janë mbyllur, ndërsa vijojnë vetëm në 15 ndërtesa të Hatayit.
Një qytetar i Aleppos në Siri, rrëfen ekskluzivisht për Infoweb Media nëpërmjet një lidhje telefonike momentet e frikshmë në të cilën ndodhet vendi aktualisht.
Dëshmia ekskluzive:
“Nuk mund ta besoj këtë që po ndodh. Nuk po e besoj çfarë ndodhi ditën e djeshme. Të lutem Zot na ndihmo, lutuni Zotit për ne të lutem.”