Tërmeti i fuqishëm 6.2 ballë u pasua nga pasgoditje të tjera, dalin pamjet e para nga Stambolli, njerëzit braktisin ndërtesat

0

Stamboll- Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ditën e sotme Stsambollin. Epiqendra ishte në Detin Marmara, ndërsa ka përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe të vendosura në terren pas tërmetit të fortë që tronditi vendin.

Bëhet me dije se tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa pasgoditje të forta, ndërsa ka shkaktuar panik tek qytetarët. Këta të fundit kanë braktisur ndërtesat dhe janë grumbulluar në sheshe dhe parqe.