Tërmeti i fuqishëm shkund Italinë e Jugut

0

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Italinë, pak orë pas mesnate. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 5.1 i Shkallës Rihter u lokalizua në një thellësi 286 km, 78 km në veri-lindje të Cozencas dhe 88 km në jug të Potenzas.

Lëkundja ka qenë e fuqishme dhe shumë banorë janë larguar nga shtëpitë. Mediat fqinje nuk raportojnë për pasoja në njerëz apo dëme materiale.