Termeti i fuqishëm trondit Greqinë pas mesnate

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Greqi janë regjistruar disa lëkundje të forta sizmike, të cilat kanë qenë me magnitudë 4.3 ballë i shkallës Rihter. Lëkundjet janë regjistruar në Kretë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës , lëkundjet janë regjistruar në zonën detare në jug të ishullit, me thellësi 17.5 kilometra, 76 kilometra në jug-juglindje të fshatit Zakros, në prefekturën e Lassithit të Kretës.

Nga të dhënat e para nuk rezulton se ka pasur dëme në njerëz apo materiale, por lëkundjet e forta kanë alarmuar banorët e ishullit, duke bërë që të braktisin shtëpitë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu