Ekspertët thonë se numri i njerëzve të vrarë në Mianmar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 Rihter të së premtes mund të shkojë më shumë se 10,000 viktima.
Numri aktual i të viktimave nga tërmeti katastrofik është 1,700, raportojnë mediat e huaja, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur rreth 3,400 persona. Autoritetet lokale të vendit bëjnë me dije se 300 qytetarë rezultojnë të zhdukur.
Sakaq, Agjencia e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-ve vlerëson se numri i të vdekurve do të rritet me mijëra në ditët në vijim dhe mund të arrijë mbi 10,000. Gjithashtu agjencia flet për humbjet të mëdha financiare, që mund të tejkalojnë prodhimin vjetor ekonomik të vendit.
Tërmeti në Mianmar, “luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit! Ekipet e kërkimit: S’kemi makineri të mëdha!
Mianmari është në mes të një lufte të gjatë dhe të përgjakshme civile, e cila ka shkaktuar një krizë të madhe humanitare. Kjo e bën lëvizjen nëpër vend si të vështirë ashtu edhe të rrezikshme, duke i ndërlikuar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit dhe duke rritur frikën se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.
Tërmeti goditi mesditën e së premtes (28 mars) me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh. Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën.