Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter goditi Detin Mesdhe herët të martën, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Tërmeti ndodhi 10.43 kilometra larg bregdetit të distriktit Marmaris në provincën jugperëndimore Muğla të Turqisë, tha AFAD.
Tërmeti kishte një thellësi prej 67.91 kilometrash, shkruan Daily Sabah.
Nuk pati raportime fillestare për ndërtesa të shkatërruara në zonat e banuara, por një vajzë 14-vjeçare në qytetin turistik Fethiye vdiq pasi pësoi një atak paniku, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në mediat sociale.