Një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë mesditën e kësaj të premtje, në zonën e detit në veri të Samosit në Greqi.
Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit.
Thellësia e saj fokale vlerësohet në 10 km.
Mediat greke bëjnë me dije se se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Thesali, Atikë dhe të gjithë ishujt e Kretës.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse nga lëkundjet e tërmetit ka të lënduar.