TURQI- Ka mbërritur në Turqi, pas tërmetit shkatërrimtar, grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar fotot e skuadrës shqiptare në rrjetet sociale.
“Sapo mbërriti në Stamboll edhe grupi i dytë i efektivëve të Forcave të Armatosura pjesë e skuadrës së kërkim – shpëtimit”-shkruan Rama.
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë dy ditë më parë (6 shkurt) është 8,900. Prej më shumë se 50 orësh, vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që janë nën rrënoja. Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane. Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur. Erdogan ka shpallur 7 ditë die. Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, sidomos në Siri, pasi ka shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja.