Tërmeti trondit sërish Turqinë, panik në Antalia

0

Turqia nuk njeh qetësi.

Pak më shumë se një muaj nga tërmeti vrastar i Izmirit, toka është lëkundur sërish. Sipas medieve turke, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5.2.

Rajoni më i prekur nga tërmeti është Antalia.

Të dhënat e para nuk flasin për dëme në njerëz. Megjithatë, qytetarët kanë dalë në rrugë nga paniku i shkaktuar. Edhe pse vendi është në izolim nga korona, njerëzit dolën jashtë, raportojnë mediat.

Sipas CNN Turk, lëkundja është ndjerë të paktën shtatë sekonda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu