Terror në Turqi/ I riu i maskuar dhe me antiplumb godet me th*ikë 5 persona në një xhami, filmon aktin live

0

Një i ri me me fytyrë të mbuluar dhe i veshur me jelek antiplumb goditi me thikë të paktën pesë persona dje, njëri prej të cilëve u plagos dhe është shtruar në spital në gjendje të rëndë, përpara se të neutralizohej. Ngjarja ndodhi në kopshtin e një xhamie në Eskisehir (Dorylaion) në veriperëndim të Turqisë.

I dyshuari, 18 vjeç, i armatosur me një thikë të madhe, filmoi dhe transmetoi aktin e tij drejtpërdrejt përmes X përpara se të arrestohej nga policia dhe të merrej në paraburgim. Disa media turke folën për shtatë të plagosur dhe një të vdekur. “Sulmuesi ishte i veshur si një personazh video-loje, kishte një sëpatë të varur në belin e tij, një jelek antiplumb, një helmetë dhe një maskë,” raportoi faqja e lajmeve Eskişehir Durum.

Pamjet e filmuara nga vetë ai e tregojnë të riun duke mbajtur syze mbi një maskë me tipare të ngjashme me kafkën në pjesën e poshtme të fytyrës së tij. Uebsajtet turke raportuan gjithashtu se ai mbante një “diell të zi” – një simbol nazist i përbërë nga tre svastika – në gjoks. Sulmuesi nuk mori përgjegjësinë për aktin, tha gazeta Cumhuriyet, duke shtuar se ai mund të ketë qenë “nën ndikimin psikologjik të lojërave video luftarake”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu