Garda e Vatikanit ishte në gatishmëri të enjten kur një burrë lakuriq u ngjit në altarin e shenjtë të Shën Pjetrit.
Ngjarja, siç raporton gazeta italiane La Repubblica, ka ndodhur pak para mbylljes së kishës së Shën Pjetrit orët e vona të së enjtes.
Veprimi i burrit u regjistrua gjithashtu në një video të postuar në Telegram me mbishkrimin “mirë se erdhe në Favela”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i famullitarëve dhe policëve që fillimisht e veshën burrin dhe më pas e arrestuan.
Sipas mediave italiane, njeriu që po përballet me probleme të rënda psikologjike dhe që dyshohet se e ka justifikuar aktin e tij duke thënë se ka vuajtur në pamjen e fëmijëve të vdekur nga Ukraina nga bombardimet e Rusisë.