Terroristi në Paris me probleme të shëndetit mendor

0

Ministri i Brendshëm i Francësz akuzon autoritetet shëndetësore si dhe ato të inteligjencës për dështim.

Nëna e terroristit që vrau me thikë një turist gjerman pranë Kullës Eifel në Paris ka deklaruar se në dy javët e fundit kishte vënë re çrregullime në sjelljen e tij. Ministri i Brendshëm i Francës ka akuzuar autoritetet shëndetësore për dështim në mënyrën sesi e kanë trajtuar 26 vjeçarin.

Prokurori Jean-François Ricard tha se i dyshuari ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS). I njohur për autoritetet si një islamist i radikalizuar që kishte lidhje me autorë të sulmeve të tjera të fundit në Francë, në rrjete sociale mbështeste Hamasin dhe zotohej për hakmarrje.

Armand Rajabpour-Miyandoab, një shtetas francez i lindur në Francë nga prindër iranianë, u konvertua në islam në moshën 18-vjeçare. Ai u burgos në vitin 2016 për katër vjet dhe më pas kishte bërë plane për të udhëtuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS.

Ai vrau një 23-vjeçar, i identifikuar si shtetas gjermano-filipinez, me një çekiç në fillim dhe më pas me thikë.  Duke bërtitur “Allahu Akbar” ai u largua pas sulmit mbi urën “Bir Hakeim” përtej lumit Seine, por më pas u ndalua nga policia. Viktima ishte me partneren e tij në momentin që ndodhi sulmi.

Një hetim është hapur në lidhje me këtë rast për vrasje dhe tentativë vrasje në lidhje me një organizatë terroriste. Tre persona të tjerë nga familja dhe rrethi i ngushtë i të dyshuarit ndodhen në paraburgim. Franca është vendosur në gatishmëri që pas sulmit në tetor, kur një burrë me origjinë çeçene vrau me thikë një mësues në një shkollë në Francën veriore. Sulmi vjen teksa Parisi do të jetë mikpritës i Lojërave Olimpike, por sulmet e fundit po ngrejnë pikëpyetje në lidhje me sigurinë gjatë kësaj ngjarje të madhe sportive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu