Rënie e blerjeve për banesa / Ndikimi i  SPAK

0

Banka e Shqipërisë informoi se në tremujorin e dytë të këtij viti çmimet e pasurive të paluajtshme patën një ngadalësim, ndërsa rritja e tyre i është rikthyer mesatares normale prej 11.6% nga 30% që ka qën në 2022-in .

Gjithashtu në tetor ndërtuesit mbi treguesin e ndjesisë ekonomike u shprehën se presin ulje për shitjet dhe çmimet që do të kenë. Agjentët e tregut treguan se për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh .

Në vrojtimin e saj, BSH tha se në gjashtë muajt e parë të këtij viti 60% e transaksioneve për blerje pasurie u bënë me para fizike, ndërsa 40% me kredi. Ngadalësimi i blerjeve po vjen pikërisht nga tregu informal sipas ekspertëve ndikuar edhe nga operacionet e SPAK për sekuestrot e pasurive të paligjshme .

Në vrojtimin e bërë me agjentët imobiliarë BSH tregoi se çmimet u rritën në zonat qendrore të kryeqytetit, ndërsa në zonat e tjera të Tiranës pësuan rënie të lehtë. Në bregdet ndërkohë u shfaqën të pandryshuara. Gjatë këtij viti qeveria rriti edhe çmimet e referencës për zonën e kryeqytetit gjë që ndikoi direkt në çmim .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu