Terrorizoi pallatin pasi qëlloi me armë në banesën e tij në Selanik, shqiptari lihet në burg

0

Është lënë në burg 32-vjeçari shqiptari që hapi  zjarr në Selanik pak ditë më parë, duke qëlluar me armë edhe në banesën e tij ku ndodheshin 3 fëmijët e mitur.

Ai doli para gjykatës sot, ndërsa sipas mediave greke, ka mohuar akuzat. Sipas tij, ka shtënë me armë sepse besonte se disa persona po abuzonin me gruan e tij.

Ndërkohë sa i përket drogës së gjetur në banesën e tij, plot 23 kilogramë kanabis dhe 1.2 kilogramë kokainë, ai ka deklaruar se nuk ishte e tij.

Kujtojmë se 32-vjeçari u arrestua pak ditë më parë, ndërsa pasi qëlloi me armë dhe terrorizoi gjithë pallatin ku banonte, gjatë tentativës për t’i shpëtuar policisë, është aksidentuar me makinë.

Ndërkohë vëllai i tij, i arrestuar po në të njëjtën ditë, është liruar me kusht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu