Terrorizuan Greqinë me 11 grabitje, shqiptarët kapen “mat” nga policia (EMRAT+FOTO)

0

Janë publikuar emrat dhe fotografitë e dy të rinjve shqiptarë të arrestuar në Greqi pasi akuzohen për 11 grabitje në disa zona të Selanikut.

Bëhet fjalë për Rigels Upe dhe Kastriot Kryemadhin të cilët me grabitjet e tyre seriale kishin terrorizuar banorët grek.

Dy të rinjtë shqiptarë kishin kryer të gjitha grabitjet që nga tetori i vitit 2020 deri në korrik të vitit 2021, në zonat Ano Polis, Toumpa, Kalamaria, Sykeon dhe Polichni. Në momentin e arrestimit ata kishin vënë në shënjestër një banesë në Evomos të Selanikut, por u kapën në flagrancë nga policia fqinje.

Rigels Upe

Kastriot Kryemadhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu