“Testi ndaj covid një broçkull”/Cristiano Ronaldo revoltohet

0
LISBON, PORTUGAL - OCTOBER 07: Cristiano Ronaldo, Captain of Portugal shouts instructions to his team mates during the international friendly match between Portugal and Spain at Estadio Jose Alvalade on October 07, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)

Cristiano Ronaldo është mungesa e madhe e supersfidës së sotme. Futbollisti i Juventusit rezultoi sërish pozitiv me Covid-19 dhe në tamponin e djeshëm, duke humbur kështu duelin e shumëpritur me Barcelonën e Leo Messit.

Megjjithatë, 35-vjeçari ka treguar dhe një herë se ai është në një gjendje shumë të mirë shëndetsore dhe është paksa i inatosur që do të mungojë në duelin e Championsit.

 CR7 ka postuar një fotot në “Instagram” para pak minutash, ku nuk ka munguar dhe një përkrahje për shokët e tij të skuadrës. “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forza Juve”, shkruan ai përkrah fotos.

Ndërkohë Ronaldo ka bërë dhe një koment më poshtë, duke treguar qëndrimin e tij ndaj situatës së krijuar nga koronavirusi. “PCR (testi për Covid-19) është broçkull e madhe”, komenton portugezi i inatosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu