Tetori rozë/ Selia e PD ‘mbulon blunë’ në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

0

Selia e Partisë Demokratike është ndriçuar mbrëmjen e kësaj të premte me ngjyrën rozë në shenjë sensibilizimi për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Tetori, njohur ndryshe edhe si “Tetori Rozë” është një muaj i rëndësishëm, në thelb të të cilit qëndron një mesazh i fortë e tepër i rëndësishëm mbi ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Ky muaj i dedikohet gruas dhe vajzës për t’u ndërgjegjësuar rreth kontrolleve të shëndetit dhe parandalimin në kohë të kancerit të gjirit, kontroll i cili duhet kryer në mënyrë sistematike çdo vit për të shmangur rreziqet e mundshme.

Të martën, më datë 24 tetor, në ora 17:30, në selinë e Partia Demokratike, Lidhja Demokratike e Gruas dhe Departamenti Brain Gain në PD, në kuadër të “Tetorit Rozë” organizojnë një aktivitet sensibilizues me temë:Duaje veten-Duaje jetën! Këtij aktiviteti i bashkohet edhe kryetari i PDSH-së, Sali Berisha si dhe personalitete të shumtë nga politika, arti, kultura etj.

Aktiviteti çelet me një mozaik me gurë, nga artistja, Erieta Gajtani. Në këtë mozaik femra është aksi kryesor i ekspozitës, frymëzuar nga mitologjia.