Teuta – Elbasani mungojnë golat!

0

DURRES – Nuk ka fitues në sfidën e javës së 14-të mes Teutës dhe AF Elbasanit, me të dyja ekipet që u mjaftuan me nga një pikë në një barazim pa gola.

Sfida e luajtur në “Niko Dovana” prodhoi shumë emocione në fundin e takimit, ku verdheblutë pretenduan për një prekje të topit me dorë në zonë në minutën e 86-të, ndërsa pas 4 minutash, durrsakët u ndalën nga shtylla.

Me këtë pikë, Elbasani ruan momentalisht vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e 4-t me 22 pikë.