The Guardian për Qeparonë: Ka plazhet më të bukura në botë, fshat magjik e spektakolar

0

BRITANI E MADHE– The Guardian ka listuar plazhet e Qeparosë si një nga më të bukurit në botë që duhet vizituar patjetër. Në një artikull ku janë lista 40 plazhet më të bukur në botë, nuk ka munguar as vendi ynë. The Guardian e përshkruan Qeparonë si një fshat magjik që dhuron spektakle ngjyrash e pazhe të shumtë. Si më kryesore përmendet Porto Palermo e kështjella e Ali Pashë Tepelenës, që gjithashtu sugjerohet të vizitohet.

Artikulli për Shqipërinë:

Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare. Aty gjeni dhe dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon që nisin nga 70 euro nata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu