“The Guardian” zgjedh Messin, si lojtarin më të mirë të vitit 2022. Cristiano Ronaldo nuk figuron as në 10-tëshe

0

ANGLI – Gazeta angleze “The Guardian” publikoi këtë të premte ‘Top 10’, të renditjes së 100 lojtarëve më të mirë të vitit 2022. Në vend të parë ishte Lionel Messi, kampion i Kupës së Botës me kombëtaren argjentinase.

Pas një sezoni të dobët 2021/22, i pari te PSG, askush nuk e dinte saktësisht se çfarë do të priste nga Messi në Kupë. Por, pasi ai u kthye nga vera europiane ai shënoi gola dhe asistoi në kampionatin francez dhe, në Kupën e Botës në Katar, udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë për herë të parë që nga viti 1986,- komenton gazeta.

Kjo është hera e gjashtë që Messi përfundon në krye të ‘Top 100’ të “The Guardian”. Ai u votua nga 206 votues, me 156 që e vendosën në vendin e parë. Në podium paraqitet edhe sulmuesi Kylian Mbappé, gjithashtu nga Paris Saint-Germain dhe francezi tjetër Karim Benzema nga Real Madrid, që plotëson podin.

Ja lista e ‘Top 10’ lojtarëve më të mire për 2022, sipas “The Guardian”:

1. Lionel Messi (Argjentinë dhe PSG)

2. Kylian Mbappé (Francë dhe PSG)

3. Karim Benzema (Francë dhe Real Madrid)

4. Erling Haaland (Norvegji dhe Manchester City)

5. Luka Modric (Kroaci dhe Real Madrid)

6. Kevin De Bruyne (Belgjikë dhe Manchester City)

7. Robert Lewandowski (Poloni dhe Barcelona)

8. Vinicius Junior (Brazil dhe Real Madrid)

9. Thibaut Courtois (Belgjikë dhe Real Madrid)

10. Mohamed Salah (Egjipt dhe Liverpool)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu