The Weeknd bën gjestin prekës!

0

The Weeknd ka dhuruar 1 milion dollarë për të ndihmuar në luftën kundër urisë në Etiopi.

Artisti kanadez e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se ndihet zemërthyer për atë që po ndodh në kombin afrikan, mes konfliktit të vazhdueshëm midis qeverisë në Addis Ababa dhe rajonin Tigray.
Konflikti ka rezultuar në vdekjen e mijëra dhe zhvendosjen e më shumë se dy milion njerëzve.

“Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milion vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin.”, është shprehur këngëtari.

Verën e kaluar, ai dhuroi 300 mijë dollarë për Global Aid pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut, Liban, i cili la rreth 220 të vdekur dhe 6.000 njerëz të plagosur.

Gjithashtu në qershor të vitit 2020, ai dhuroi 1 milion dollarë për luftën ndaj Covid-19. Po të njëjtin muaj, ai dha 500 mijë dollarë për grupet racore të drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu