Thellohet skandali i vjedhjes së dokumenteve në Vlorë: Iu përkasin tokave në Dhërmi

0

Vjedhja e dokumenteve të Dhërmiut ndodhi për 3 minuta, kamerat e sigurisë nuk filmuan asgjë. Hetim edhe punonjësve të kadastrës së Qarkut.

Vjedhja e Kadastrës së Qarkut. Janë vjedhur dosje origjinale të zonës së Dhërmiut.

Burime nga policia: Vjedhja ka ndodhur për 3 minuta. Autori ka pasur ndihmë nga brenda. Roja kontradiktor me ato që ka deklaruar në polici.

Autori e ka ditur vendosjen e saktë të dosjeve.

Burime nga policia bëjnë me dije për Fax neës se do të ketë një hetim dhe për punonjësit e Kadastrës, që mund të kenë bashkëpunuar në ngjarje.

Sa i takon dokumenteve të vjedhura. Janë dokumente origjinale të tokave të Dhërmiut. Kanë humbur dosje të cilat Ashk nuk i ka marr në dorëzim për ti regjistruar. Janë prona të cilave u kanë dalë më shumë se një pronar dhe ASHK nuk i ka regjistruar për këtë arsye. Me humbjen e dokumenteve origjinale rrezikohet tjetërsimi i pronës.

Burime nga policia thanë se ishin grabitur dosje të pronave të bregdetit që nuk ishin marrë në dorëzim nga arkiva e ASHK- së, për shkak të mangësive.

Pronësia në bregdet është burim i vijueshëm konfliktesh në Vlorë. Për shkak të përplasjeve për pronat kryesisht në rivierë ku po ndërtohen ndërkohë një sërë resortesh luksoze Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Vlorë ka ndërruar 10 drejtues në dy vitet e fundit.

Oficerë të policisë që kërkuan të mos identifikoheshin thanë se vjedhja kishte ndodhur në jo më shumë se 3 -5 min. Sipas të njëjtit burim në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, gjatë kontrollit të policisë ka rezultuar se mungojnë 2 dosje të AMT-je të pronave në bregdet, konkretisht në fshatin Dhërmi, Himarë.

Pavarësisht se institucioni ka kamera të sigurisë, ngjarja nuk është regjistruar nga këto të fundit. Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje dhe u është shmangur atyre. Autoritet dyshojnë se autori, ka vepruar i ndihmuar me informacion nga zyrtarë të institucionit dhe ka marrë vetëm një numër dosjesh me interes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu