Pas ndeshjes së kombëtares me Poloninë: Albana Fico, do të kemi rritje infektimesh/ Ja kush e dha lejen

0

Pas ndeshjes se kombetares me Polonine dhe numrit te larte te tifozeve qe e ndoqen fizikisht në stadium institucionet shendetesore parashikojne rritje te numrit te te infektuarve ne ditet ne vijim.

Gjate nje takimi me student te Elbasanit drejtoresha e shendetit publik Albana Fico u shpreh e indinjuar me numrin e lartë të tifozëve në stadium duke u shprehur e sigurtë për rritjen e rasteve pozitive ne ditet ne vijim.

“Kjo vjen për masa që nuk respektohej . Për faktin se shkohet te Arena me 22 mije tifozë.Pritet neser cudia historike. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato menyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjegur disa here me 10-15 në ditë. Cdo njeri vlen. Cdo njeri eshte nena, baba, motra dhe vellai i dikujt tjeter.

Është një infeksion i cili ka dëme nga hic te shumë dhe për jetë. Me përgjegjësi personale ju them se kemi rritje të rasteve dhe në moshat deri në 30 vjeç, ata njerëz që mund ta kenë kaluar dhe pas 5 6 muajsh kanë dëme. Post Covidin ne nuk e kemi të studiuar.

Mos të harrojmë që kjo situatë do çojë dhe në ndryshimin në para. Çasja mes një shëndeti që duhet të ruajmë dhe kur një pjesë e popullatës nuk pëgjigjet. Shifrat sot janë të qarta, ka popullata të tëra të vaksinuara dhe ka akoma infektime por nuk ka vdekje, pasojat e Long Covidit janë një kosto shumë e madhe. Vaksinat janë shumë të stofistikuara dhe prodhimi i saj dukej si shans“- u shpreh Fico.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here