Theu bojkotin, ndëshkohet avokati Nexhip Dauti, pezullohet për tre muaj nga detyra

0

Kjo masë disiplinore ishte paralajmëruar më herë për çdo avokat që thyen nismën e marrë nga i githë grupi.

Nexhip Dauti është pezulluar nga puna për tre ditë pasi ka thyer bojkotin. Vendimi është marrë sot nga Dhoma e Avokatisë, pasi Dauti ka thyer bojkotin e marrë përsipër nga avokatët.

Kjo masë disiplinore ishte paralajmëruar më herë për çdo avokat që thyen nismën e marrë nga i githë grupi. Nesër në orën 11:00 është paralajmëruar protesta e avokatëve para Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu