FRANCE – Ish-futbollisti i Arsenalit, Thierry Henry, do të emërohet trajner i kombëtares së re të Francës, raporton sot revista l’Equipe. Sipas asaj gazete, sulmuesi i njohur francez duhet të marrë postin e trajnerit të kombëtares U-21 të hënën.
Pozicioni i përzgjedhësit ka mbetur bosh që në fillim të korrikut, pasi Sylvain Ripoll u shkarkua për shkak të eliminimit në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, Henri luajti për Monaco, Juventus, Barcelona dhe New York Red Bull, dhe u tërhoq nga futbolli aktiv në fund të vitit 2014.
Në karrierën e tij si trajner ka qenë asistent në kombëtaren belge, si dhe shef i shtabit stërvitor të Monakos dhe Montrealit.
Në rastin e marrjes në dorë të kombëtares së të rinjve, Henri do të drejtonte edhe ekipin olimpik francez në Lojërat e Parisit vitin e ardhshëm.