Thriller në Greqi, 44-vjeçari që u gjet i varur, kishte vrarë nënën e tij në 2013

0

Një histori tragjike fshihet pas artistit 44-vjeçar i cili mëngjesin e sotëm u gjet i varur në ballkonin e shtëpisë së tij në Rafinë . E gjithë skena të kujton një film thriller.

I varur me një shirit izolues në gojë, ai ngjalli dyshime se mund të ishte varur nga ndonjë person tjetër në ballkonin e tij. Por pas disa hetimesh dyshimet u hoqën dhe u zbuluar se 44-vjeçari kishte vrarë veten.

Më tej hetuesit zbuluan se viktima ishte një njeri i njohur për drejtësinë. Në vitin 2013, në Ilionai, ai qëlloi nënën e tij të moshuar me një armë gjahu. Më pas i kaloi një kabllo rreth qafës dhe e shtrëngoi, duke i “marrë” jetën.

Ai më pas tha se e vrau nënën e tij sepse 61-vjeçarja po përballej me probleme serioze psikologjike dhe po torturonte atë dhe motrën e tij.

44-vjeçari u dërgua në burg, por shpejt u la i lirë. Ai u largua nga deti si marinar dhe iu përkushtua pikturës, duke krijuar një karrierë të suksesshme në fushën e arteve pamore.

Hetuesit në shtëpinë ku ai i dha fund jetës së tij gjetën tre shënime një për familjen një për policinë dhe një për avokatin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu