Thyen masën e arrestit dhe tenton të përdhunojë komshijen 25-vjeçe, shpallet në kërkim

0

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Dyshohet gjithashtu se ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 25-vjeçareje, fqinje e tij.

Vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.