Thyerja e shtyllës bllokoi trafikun në autostradën Tiranë-Durrës, OSSH zhbllokon rrugën pas disa orësh

0

Sot rreth orës 12:50, OSSH Durrës është njoftuar nga strukturat e policisë për rrëzimin e një shtylle pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash.

Menjëherë, pas njoftimit, OSSH organizoi punën duke patur parasysh sigurinë teknike, zhvendosi shtyllën dhe pastroi zonën nga telat e rrëzuar në tokë, me ndihmën e policisë.

Theksojmë se shtylla e dëmtuar ka qenë pa tension, e palidhur me rrjetin elektrik.

Sakaq Policia, me ndihmën e OSSH po heton mbi shkaqet e incidentit, ndërsa mësohet paraprakisht se nuk ka të lënduar.

OSSH ka ofruar të gjithë suportin e saj për të lehtësuar trafikun, duke pastruar rrugën me qëllim normalizimin e lëvizjes së automjeteve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu