Thyhen gjatë natës zyrat e dy partive

0

Kur nuk ka nisur ende fushata elektorale në vendin tonë, përplasjet e para të forcave politike, kanë ndezur gjakrat dhe të militantëve dhe mbështetësve të tyre. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë thyer zyrat elektorale të dy partive politike në qytetin e Fierit.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu