I qëlluan brenda “Audit”, lidhja e dy vëllezërve me Gentian Doçin, i akuzuar për rrëmbimin e Jan Prengës

0

Dy vëllezër Marjan Doçaj 26 vjeç dhe Hot Doçaj 31 vjeç, mbetën të plagosur në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Dy vëllezërit janë të afërm me Gentian Doçin, ky i fundit një emër i njohur për policinë. Gentian Doçi është personi i dyshuar si organizatori i rrëmbimit të pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz.

Lexo edhe:Pamjet nga vendi i ngjarjes, dy vëllezërit në Shkodër u qëlluan në makinë

Biznesmeni Gentian Doçi së bashku me dy kushërinjtë Martin Bleta e Korado Gështenja, që konsiderohen si krahu i djathtë i tij, kanë luajtur një rol kyç në këtë ngjarje. Doçi, sipas prokurorisë, e ka kërcënuar Prengën me jetën e të vëllait nëse nuk dorëzonte 300 kg kokainë në destinacion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu