“Ti e paragjykon Sali Berishën, e ke inat mor zotëri”! Vasjari përplaset me Iljazajn

0

Analistët Arjan Vasjari dhe Ervis Iljazaj janë përplasur në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Vajsari i është kthyer Iljazajt, duke i thënë se kritikon gjatë gjithë kohës Sali Berishën, por nuk mban të njëjtin standard edhe me Lulzim Bashën.

Sipas Vasjarit, ai e kritikon Berishën, pasi e ka inat, por një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer Iljazajt, i cili ka kërkuar të mbyllë debatin.

Pjesë nga Debati:
Vasjari: Ti je i madh mor Iljazaj. Ti me të drejtë e paragjykon Sali Berishën dhe thua ka bërë këtë e atë.
Iljazaj: Unë nuk thashë asgjë.
Vasjari: The plot. Që nga fillimi e deri tani ti thua Sali Berisha 1, 2, 3, 4.

Iljazaj: Ore nuk kam folur fare për Berishën.
Vajsjari: Duhet të mbash përgjegjësi.
Iljazaj: Po mbaj, ktheheni ta dëgjojmë.
Vajsari: E di që ke inat mor zotëri, por më lër të mbaroj.
Iljazaj: Nëse diskutojmë kështu, e mbyllim diskutimin fare. Ca është kjo ‘e ke inat’
Vasjari: Në rregull të kërkoj ndjesë. Nëse ti me të drejtë e kritikon Berishën, unë të them pse nuk mban të njëjtin standard me Lulzim Bashën, i cili ka shkallmuar statutin.
Iljazaj: Por nuk mendoj se ka shkelur statutin në këtë rast.
Vasjari: Po si mo, ka humbur 4 herë zgjedhjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu