“Ti je punonjës i shtetit, paguhesh me taksat e mia”, protestuesi në Durrës përplaset me policinë: Po shkelni të drejtat tona

0

Nis protesta e qytetarëve në Durrës.

Protestuesit kanë bllokuar njërin kah të lëvizjes në aksin rrugor Durrës-Ura e dajlanit, te stacioni i trenit. Policia po ndërhyn për të larguar protestuesit e paktë në numër të cilët po kërkojnë mirëkuptim të policisë pasi kriza që ka mbërthyer vendin i prek njësoj edhe ata.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën ndërsa janë përballur edhe me forca të shumta policie.

Ndërkohë një prej tyre ka debatuar edhe me një prej efektivëve të policisë.

“Ti je punonjës i shtetit, paguhesh me taksat e mia, ka lidhje sepse po ti jap unë lekët që po rri ti në punë, unë se kam shkel, për asnjë arsye.

Më thuaj një shkelje që kam bërë unë. Kemi një vit që kemi çuar ligjin në parlament, ju po shkelni të drejtat tona. Është e drejta ime.

Ligjin e bën për veten tënde ti”– ka thënë një i ri teksa debaton me efektivin e policisë.

“Turp turp turp”– dëgjohet që thonë ata në kor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu