“Ti mi i vogël”, Trisha Paytas kërcënohet nga YouTuberi i njohur: Shko në polici dhe…

0

Twitter po ‘gurgullon’ nga drama mes Trisha Paytas dhe Jeff Wittek.

Në 29 Qershor, Trisha shpërndau në rrjetet sociale kërcënimet që Wittek i kishte bërë.

Jeff dhe Trisha kanë një histori të mbushur plot drama që nga koha kur ata ishin pjesë e grupit të David Dobrik, shkruan InfoWebTv.

Por mesa duket dramat nuk kanë mbaruar ende. Pas muajsh mërie dhe distancimi, tensioni ka arritur kulmin.

“U zgjova me kërcënimet e Jeff wittk këtë mëngjes.ummm komentova një segment ku ti po flisje për mua dhe për gjëra që i kishe bërë publike, por ok vazhdo.” shkroi Trisha Paytas.

“Po e kalon cakun”, shkruhet në një nga mesazhet që Jeff i ka dërguar Paytas.

Debati i tyre ka lindur nga komentimi i Trishas për një nga videot e Jeff, të cilën e ka quajtur ” një budallallëk”.

Kjo nuk është e vetmja herë që Trish komenton mbi përmbajtjen e videove të Jeff dhe kjo duket se ka shkaktuar zemërim të këtij të fundit.

Ky postim i Trishas ka marrë një përgjigje nga Jeff i cili ka thënë plot mllef:

“Askujt nuk i intereson ti mi i vogël. Shko në polici ndoshta ata do shohin videot e tua 10 orëshe.”

Por as Trisha nuk ka mbetur pa një replikë duke shtuar:

“Shpresoj që David po ta paguan dhe ty terapinë”

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu