Tifozë me fanellën e Shqipërisë që presin autografe, Asllanit i bëjnë pritje speciale pas ndeshjes Empoli-Inter

0

Interi arriti të trumfonte në transfertë ndaj Empolit me rezultatin 0-3, teksa në minutën e 85-të, trajneri Inzagi vendosi të aktivizojë edhe mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, në stadiumin ku arriti të shkëlqente para se të transferohej te zikaltrit.

Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i marrin autograf.

Disa prej tyre kishin zgjedhur edhe që të merrnin fanellat e Shqipërisë me vete, që autografi i mesfushorit të lihej te to.

Një moment vërtet special dhe një pritje tepër e ngrotë që duket se e ka emocionuar jashtë mase Asllanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu