Tifozët e Milanit, nesër në protestë…

0

ITALI – Curva Sud, baza kryesore e organizimit të tifozëve të Milanit, njoftoi në rrjetet sociale se nuk do ta mbështesë skuadrën në ndeshjen e nesërme kundër Genoa-s, madje ftoi pjesën tjetër të stadiumit që të ndjekë hapat e tyre.

Të pakënaqur me drejtimin, tifozët shpjeguan iniciativën. “Objektivi i vetëm është të inkurajojmë klubin që të vazhdojë në linjë me investimet e bëra sezonin e kaluar”,- thanë tifozët, të cilët kërkuan edhe ardhjen e një trajneri të ri që është “i aftë të stimulojë grupin dhe që di të vlerësojë të rinjtë”.

Bolonja pengohet sërish…

Në hapje të xhiros së 35-të të Serisë A, Bologna barazoi (0-0) me Torinon dhe shtoi pengesën e dytë radhazi. Me Interin dhe Milanin, që kanë të siguruar vendet e tyre në Champions League, skuadra e Thiago Motta-s po konkurron me Juventusin, Romën, Atalantën dhe Lazion, për tre vendet e mbetura në kompeticionin miliona dollarësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu