Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.
Jasper, një tigër agresiv siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur energjia ishte fikur, dhe sulmoi 52-vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.
Kur David pa i tmerruar kafshën 300 kilogramëshe që vraponte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.
Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi poshtë gardhit.
Ngjarja ndodhi në parkun Seaview Predator pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.
Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu jashtë.
David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.