Tinka Kurti feston 90 vjetorin e lindjes, presidenti Begaj e uron: Zonja e madhe e kinemasë, faleminderit për gjithçka

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar aktoren Tinka Kurti, në 90-vjetorin e lindjes së saj.

Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Begaj e ka quajtur Kurtin si “Artiste të Popullit” dhe një zonjë të madhe të teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Begaj e falënderon artisten për gjithçka që ajo i ka dhënë Shqipërisë dhe që sipas tij populli shqiptar ndihet krenar për emrin dhe veprën e saj.

Reagimi i Begajt:

GËZUAR TINKA KURTI – ZONJA E MADHE E TEATRIT DHE KINEMASË SHQIPTARE

Njerëzit e mëdhenj, e ndër ta edhe artistët padyshim, janë jo vetëm krenaria e një kombi, por edhe modelet apo shembujt e frymëzimit me të cilët një popull identifikohet.

E tillë është edhe “Artistja e Popullit”, “Nderi i Kombit” Tinka Kurti, e cila na vjen sot në 90-vjetorin e lindjes me madhështinë e veprës së saj dedikuar popullit dhe kombit tonë, me fisnikërinë e zonjës së madhe të teatrit dhe filmit shqiptar.

Përzemërsisht gëzuar Tinka Kurti!

Faleminderit për gjithçka i ke dhënë dhe i jep popullit që të do, që të nderon dhe që ndjehet krenar me emrin dhe veprën tënde!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu