Burrë e grua, kanë shkuar dhe kanë dëmtuar apartamentin, që kishin blerë nga një 60-vjeçar, por që ky i fundit e kishte shitur edhe njëherë tjetër.
Policia njofton se ndaloi shetasin A. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. F., 52 vjeç dhe I. F., 52 vjeç (bashkëshortë). Shtetasi A. M. dyshohet se ka shitur 2 herë një apartament, me anë të mashtrimit, ndërsa shtetasit E. F. dhe I. F., me vetëgjyqësi, kanë dëmtuar pllakat e këtij apartamenti, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.