“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë”/ Rama po përgatit fjalimin e fitores? Detaji që u kap në kompjuterin e tij (FOTO)

0

Kryeministri Edi Rama duket se po e ndjek nga zyra e tij procesin e numërimit të votave, për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme.

Teksa PS po fiton me një rezultat të thellë, Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet duke folur në telefon, ndërsa ndodhej para ekranit të kompjuterit të tij. E pikërisht, në monitor, vihet re se është i hapur një dokument, në të cilin shihet i shkruar togfjalëshi “Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë…”.

Ndoshta Rama po i hidhte një sy fjalimit të mundshëm që do të mbajë para shqiptarëve pas shpalljes së rezultatit që deri më tani, projekton një mandat të katër për të, si asnjëherë më parë në vendin tonë.

Rama zbuloi më herët se kishte marrë një telefonatë nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës.