Tiranë/ Goditi me sende të forta 25-vjeçarin, arrestohet autori

0

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në kryeqytet.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar 26-vjeçarin, pasi gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta një 25-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën

“Specialistët  për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 26 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 25-vjeçari i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.