Një 37-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja”.
Sipas policisë dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar me armë zjarri të cilën e posedonte pa leje.
Lidhur me rastin është sekuestruar edhe arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasin 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 46-vjeçar, me armën e zjarrit të cilën e posedonte me leje. Për këtë rast, pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i 37-vjeçarit, për veprën penale “Kanosja”. Gjithashtu, arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.